Flash News

KRYESORE

Policia e Elbasanit arreston tre të rinj

Policia e Elbasanit arreston tre të rinj

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre të rinj pasi në automjetin e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Policia e Elbasanit ka kapur në flagrancë shtetasit E. L, 26 vjeç, R. B, 19 vjeç, D. M, 24 vjeç banues të tre në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. L, 26 vjeç banues në Elbasan.
  2. B, 19 vjeç banues në Elbasan.
  3. M, 24 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë  në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të fundit