Flash News

KRYESORE

“Policia e Facebook-ut” procedon protestuesin: Postoi foto me armë në rrjetet sociale

Policia e Shtetit njofton se ka proceduar penalisht një person nga Lezha, pasi pak para së të nisë protesta në Tiranë ka postuar foto armësh në rrjetet sociale.

“Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia për veprën penale " Thirrje për veprime të dhunshme", shkruan policia.

Njoftimi i plotë:

Lezhë

Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale " Thirrje pët veprime të dhunshme".

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Deri tani janë shoqëruar mbi 40 persona dhe janë arrestuar 15 prej tyre.

Të fundit