Flash News

KRYESORE

Policia e implikuar në trafikun e kanabisit, Çako e pranon: 51 raste, 14 masa disiplinore

Policia e implikuar në trafikun e kanabisit, Çako e pranon:  51

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se nuk kanë qenë të pakta rastet e implikimit të punonjësve të policisë në trafikun e kanabisit.

Teksa ishte pjesë e mbledhjes raportuese në Zyrën Operacione të situatës në Kryeministri, Çako pohoi se policia ka verifikuar 51 punonjës të saj, ndërsa ndaj 14 prej tyre janë marrë masa disiplinore.

“Çdo polic ka marrë përgjegjësitë e veta për kontrollet. Punonjësit e policisë duhet të jenë shembull për të gjithë. Në kuadër të luftës kundër kanabisit janë kryer takime sensibilizuese me shoqërinë. Penalisht dhe administrativisht janë hetuar dhe verifikuar 51 punonjës policie për shkelje dhe 14 prej tyre janë ndëshkuar me masa disiplinore. Kemi kryer në bashkëpunim m Policinë italiane për monitorim nga ajri për evidentimin e parcelave me kanabis. Qarqet me risk më të lartë Shkodra janë Durrësi dhe Vlora.”, pohoi Çako.

 

Të fundit