Flash News

KRYESORE

Policia e Kosovës ndalon dy gardistët shqiptarë, nis procedimin penal

Policia e Kosovës ndalon dy gardistët shqiptarë, nis procedimin

Policia e Kosovës ndaloi dy pjesëtarë të gardës së Republikës së Shqipërisë, të cilëve u konfiskoi edhe dy pistoleta. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan. Policia e qytetit reagoi menjëherë pas informatave për dy persona me armë dhe pas kontrollit të kryer konfiskoi edhe 17 copë fishekë.

Sipas agjentëve, ndalimi u bë pasi ata kishin leje të përdorimit të armëve vetëm për territorin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës. Të ndaluarit u dërguan para prokurorit përgjegjës për rastin, ndërsa pas marrjes në pyetje ata u liruan. Çështja ka shkuar në gjykatë, ku ka nis procedura e rregullt gjyqësore.

Të fundit