Flash News

KRYESORE

Policia e Sarandës arreston tre persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Sarandës arreston tre persona për armëmbajtje pa leje

3 persona janë arrestuar në Sarandë ditën e sotme nga policia për armëmbajtje pa leje. Të ndaluarit janë dërguar në Komisariatin e Policisë në Sarandë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia të ndaluarve iu gjetën armë të cilat dhe u sekuestruan.

Mësohet se një nga të ndaluarit është vëllai i një të dënuari me burgim të përjetshëm për një vrasje të ndodhur në vitin 2005 në qytetin e Delvinës.

Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit