Flash News

KRYESORE

Policia e Shkodrës, aksion për ndërtime pa leje, procedim penal edhe për një 90-vjeçar

Policia e Shkodrës, aksion për ndërtime pa leje, procedim penal

Kur vjen puna te masa e ndëshkimit pas thyerjes së ligjit, policia shqiptare po tregon se s’ka asnjë rëndësi mosha e personit të targetuar. Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj 3 personave, mes tyre edhe një i moshuar 89 vjeç. R.V. banues në fshatin Ura Shtrenjtë, Njësia Administrative Postribë, Shkodër kishte ndërtuar me mure betoni një shesh anash rrugës Mes - Prekal, pa lejet përkatëse. Ndaj tij ka nisur procedim penal, ashtu si edhe për Xh. D. 39 vjec, banues në fshatin Drishtë, Shkodër, pasi në fshatin Drishtë, u konstatua se kishte ndërtuar një objekt një katësh, pa leje përkatëse, B. A. 44 vjec, banues në lagjen “Tepe” Shkodër, pasi në lagjen “Tepe”, në banesën e tij po bënte punime pa leje përkatëse.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

   

Të fundit