Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit del hapur: Na ndiqni në ERTV!

Policia e Shtetit njoftoi këtë mëngjes një dalje për mediat, lidhur me aplikimet dhe testimi i të rinjve për Patrullë të Përgjithshme.

Ajo që bie në sy është se Policia e Shtetit e njofton lidhjen në rrjetet sociale të drejtorit të Kolegjit Policor, jo vetëm në FB e institucionit të policisë, por edhe përmes ERTV-së, televizionin online të kryeministrit Edi Rama.

“Në orën 09:45 do të jetë live në ERTV dhe FB e Policisë së Shtetit, Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili, për testimin me shkrim, për Patrullë të Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë, institucioni në varësi të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Të fundit