Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit / Në gatishmëri 7700 efektivë policie për zgjedhjet

Policia e Shtetit / Në gatishmëri 7700 efektivë policie për

Policia e Shtetit ka treguar masat shtesë që do të marrë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, deklaroi se policia do të jetë në gatishmëri nga dita e shtunë e deri në përfundim të procesit zgjedhor, ndërsa në terren do të jenë 7700 efektivë.

“Rreth 5400 qendra votimi do të hapen në të gjithë Shqipërinë në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Për të garantuar procesin do të angazhohen mbi 7700 efektivë policie në të gjitha nivelet, të cilët janë trajnuar për procesin e votimit të 30 qershorit. Rreth 5900 policë do të vendosen në qendrat e votimit në të gjithë vendin”, tha Dervishaj.

Ai shtoi se aktualisht “jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore, prandaj nga strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, po ndiqen me kujdes masat e planifikuara sipas fazave për sigurimin e rendit publik.”

Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin Shkurt 2019, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat tona dhe detyrat për procesin zgjedhor.

Të fundit