Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit, një urim dhe një apel për gjithë nxënësit dhe mësuesit

Policia e Shtetit, një urim dhe një apel për gjithë

Mes urimeve për nëxnësit dhe mësuesit në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor, është edhe urimi i Policisë së Shtetit. Me rastin e vitit të ri shkollor Policia e Shtetit i drejtohet sot të gjithë nxënësve dhe mësuesve, duke ju uruar suksese për këtë vit të ri shkollor.  Mijëra punonjës policie ishin në çdo rrugë dhe pranë çdo shkolle, me rastin e vitit të ri arsimor, për më shumë siguri dhe lehtësi në lëvizje. Sipas tyre ata do të jenë aty në çdo ditë mësimi, jo vetëm ditën e parë dhe ju kanë bërë thirrje qytetarëve dhe fëmijëve në rast se kanë ndonje shqetësim të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat falas 112 dhe 129.

Policia e Shtetit angazhohet që për këtë vit shkollor të evitojë maksimalisht raste e dhunës, në shkollë dhe rreth saj, pasi vitin e kaluar, për astë tkeq, pati disa raste të tilla, me nxënës të armatosur, me rrahje, deri në vrasje apo edhe me rrëmbime e dhunime.

 

 

Të fundit