Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit njofton për akset që do të bllokohen nesër gjatë protestës

Policia e Shtetit njofton për akset që do të bllokohen nesër

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Policia e Shetetit ka njoftuar për akset kryesore të cilat do të bllokohen gjatë protestës të organizuar nga opozita.

Në njoftim thuhet se Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo.

Njoftimi:

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur: ­

të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: ­ nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës

– Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”­ nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës

– Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, ­ Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

 "Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.

 Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin"", thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Të fundit