Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit për ndalimin e mbështetësve të opozitës: "I kap TIMS". Ja arsyeja...

Policia e Shtetit për ndalimin e mbështetësve të

Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë zyrtare pak pas reagimeve të kryetarit të PD, Basha dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës, lidhur me ndalimet në pikta kufitare të mbështetësve të opozitës. Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit ata janë persona të shpallur në kërkim për protestën e zhvilluar më 19 dhjetor para Kuvednit.

"Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t'i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen", thuhet në komunikatën e bluve.

Lideri i PD, në një deklaratë për mediat, i ka cilësuar ndalimet e mbështetësve të opozitës si frikë e qeverisë ndja protestave të pritshme.

Deklarata e plotë e Policisë:

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se:

Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për "Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.

Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t'i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

 

Të fundit