Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit i përgjigjet PD-së për ndalimin e Orest Sotës

Policia e Shtetit i përgjigjet PD-së për ndalimin e Orest

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Partia Demokratike sa i takon ndalimit të shtetit Orest Sota të cilit ju gjetën, në makinën që po udhëtonte, rreth 800 mijë euro si dhe dy leje drejtimi në emër të Saimir Tahirit.

Policia i ka cilësuar deklaratat e PD-së si një sulm politik.

“Policia e Shtetit është e detyruar të shprehë përsëri keqardhjen për këtë sulm politik, duke nënvizuar se ka bërë detyrën konform ligjit e të gjitha procedurave të kërkuara nga ligji.

Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, siç është e qartë që shtetasin e ndaloi dhe e çoi për procedim penal, Policia e Shtetit jo akuzuesit e saj.

Policia e Shtetit shpreh edhe njëherë keqardhjen për përsëritjen e përditshme të akuzave që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe i bën thirrje Partisë Demokratike e të gjithë forcave politike, të mos bëjnë politikë duke përbaltur punën e uniformave blu”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.  

Të fundit