Flash News

KRYESORE

Policia e Tiranës ndalon sërish Stresin në dhomën e hotelit

Policia e Tiranës ndalon sërish Stresin në dhomën e hotelit

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine në një hotel në kryqeytet.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Ndërsa disa muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.

Ditët e fundit, babai i tij, Sali Lushaj, ish-badigard i Sali Berishës është përfshirë në debate pas daljes së videos së Fredi Alizotit, teksa bëri dhe një padi për shpifje ndaj Taulant Ballës, të cilit i kërkon 2 milion lekë dëmshpërblim.

Të fundit