Flash News

KRYESORE

Policia gjen kokainë, përfundon në komisariat reperi Stresi

Policia gjen kokainë, përfundon në komisariat reperi Stresi

Ka përfunduar sërish në komisariatin e policisë së Tiranës, këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Shkak për shoqërimin e tij në polici është bërë fakti se gjatë një kontrolli në një nga lokalet ku ai po qëndronte është gjetur një sasi kokaine.

Bashkë me Stresin janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në lokal, pasi po kryhen verifikime për të mësuar se kujt i përkiste sasia e drogës që u gjet.

Stresi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Kjo nuk është e parë që ai shoqërohet në polici, pasi edhe më herët është arrestuar për “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Të fundit