Flash News

KRYESORE

Policia gjermane sekuestron 550 kg drogë “Made in Albania”

Policia gjermane sekuestron 550 kg drogë “Made in Albania”

Sasi të mëdha droge janë kapur në Gjemrani, drogë e cila, sipas burimeve gjermane,  “vinte nga Shqipëria”. Droga me peshë 550 kg u sekuestru në Mynih dhe kishte një vlerë 5 milionë euro.

Nuk është hera e parë që në Gjermani, Itali, Greqi apo vende të tjera fqinje kapen sasira të mëdha droge. Edhe së fundi, më shumë se gjysmë tonelate drogë të llojit të marijuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë. ‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove. Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.

“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude. Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë.

Të fundit