Flash News

KRYESORE

Policia gjobiti Bashën, si e komenton Rama

Policia gjobiti Bashën, si e komenton Rama

Në një intervistë për ‘Opinion’, Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin e sotëm në një ambient të mbyllur me tregtarët në Durrës të liderit të opozitës Lulzim Basha, dhe ndëshkimin me gjobë nga policia.

Sipas Ramës gjoba është gjëja e duhur pasi kjo është një shfaqje e rrezikshme në kushtet kur po zbuten masat për shkak të situatës nga koronavirusi.

“Së pari më thatë që shoh aleancë për teatrin, shoh një grup njerëzisht që kanë thyer rregullat aktuale në kundërshtim të plotë me aktin normativ duke vënën në rrezik veten, njëri tjetrin e të tjerët që mund të kenë kontakte më pas, sikundër ndodhi në Durrës ku kreu i PD në mënyrë plateale shkel të gjitha rregullat, organizon një takim për punën e tij që s’mund ta bëjë në lokale, në mjedis të mbyllur, rreptësisht e ndaluar, pa asnjë distancë e rregull, për mua s’është shfaqja e një qëllimi politik por është një tjetër shfaqje e rrezikshme kur gjatë hapjes gjithnjë e më pak ndikon roli i policisë inspektoriateve”, tha Rama.

Të fundit