Flash News

KRYESORE

Policia gjysmoi videon e përplasjes në Gramsh, deputeti demokrat e publikon të plotë: Propagandë, manipulim e terror!

Policia gjysmoi videon e përplasjes në Gramsh, deputeti demokrat e

Policia e shtetit publikoi vetëm një pjesë të videos së përplasjes së kreut të PD-së në Gramsh me policinë. Elmas Haruni, pasagjer shihet i acaruar dhe  duke iu drejtuar me tone fyese policisë.. Ai u ndalua me pretekstin se nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Mirëpo, në  videon e një qytetari shihet se Haruni është provokuar. Deputeti demorkat Luçiano Boçi teksa publikon videon shkruan se bëhet fjalë për propagandë të shpifur e terror të ushtruar nga policia.

“Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve.

E vërteta është krejt ndryshe!

Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar.

Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.

Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.

U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.

Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.

Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni”.

Video:

Të fundit