Flash News

KRYESORE

Policia hap konkursin për të gjetur pasuesin e Haki Çakos

Pas lirimit nga detyra të Haki Çakos Policia e Shtetit ka hapur konkursin për të zgjedhur drejtorin e ri. Dokumenti për hapjen e konkursit është firmosur nga Rebani Jaupaj i cili është komanduar në krye të policisë pas largimit të Çakos.

Aktualisht ka 5 vende të lira për gradën “Drejtues i parë i policisë” ndërkohë që aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentet deri më datë 16 janar, dhe më pas do të vendoset edhe data për mbajtjen e konkursit.

Akademia e sigurisë do të zhvillojë procesin e konkurrimit, ndërsa gradat do të jepen në një afat kohor prej 2 javësh.

Të fundit