Flash News

KRYESORE

Policia holandeze prononcohet për shqiptarin e vrarë, Festim Lato

Policia holandeze prononcohet për shqiptarin e vrarë, Festim Lato

Gazeta më e madhe në Holandë, De Telegraaf shkruan se trupi i gjetur në një kanal në qytetin e Nigtevecht është i shqiptarit Festim Lato.

Sipas policisë, raporton De Telegraaf, “43-vjeçari nuk është vetëvrarë siç ka pasur aludime, por është ekzekutuar”, ndërkohë, vijon policia “duke marrë parasysh gjendjen e trupit, ka të ngjarë që Lato mund të ketë qëndruar në ujë për disa ditë, ndersa trupi i tij mund të jetë transporuar nga rrymat e ujit në vendin, ku u gjet i vdekur”.

Sipas De Telegraaf, policia po investigon për të zbardhur autorët e krimit ndërkohë që refuzon të komentojë arsyet e vrasjes. Lato ishte vetëshpallur si “President i Camerisë”. Dyshohet se ai ka pasur shumë borxhe ndaj personave të tretë ndërkohë që është shkruar se ai merrej me tregtinë e armëve dhe diamanteve.

Të fundit