Flash News

KRYESORE

Policia i refuzon opozitës 4 herë lejen për protestë, PD: Kjo pengesë nuk do të merret në konsideratë

Policia i refuzon opozitës 4 herë lejen për protestë, PD:

Mes Partisë Demokratike dhe policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika, por situata nuk ka ndryshuar.

News24 ka siguruar kërkesën e opozitës bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, e cila njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.

Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore.

“Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, sqaron PD.

Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në koordinatat e caktuara pasi hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese

Por Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë.

Të fundit