Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje, cilat janë akset rrugore që janë të bllokuara

Policia jep detaje, cilat janë akset rrugore që janë të

Policia ka dhënë informacion në lidhje me Akset rrugore të cilat janë të pakalueshme për shkak të  përmbytjeve.

Sipas policisë aksi Kardhiq - Gjirokastër kalohet me vështirësi, pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

 Gjithashtu aksi Fushë Krujë - Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë lumi në rrugë.

Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika.

Të dyja krahët e autostradës Tiranë - Durrës janë të pakalueshme.

 Ndërkohë që nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës – Vorë –Rinas – Laknas – Kamëz. Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.

Të fundit