Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje për vrasjen e Elion Hysës: Si e gjetëm të varrosur

Policia jep detaje për vrasjen e Elion Hysës: Si e gjetëm të

Elion Hysa u gjet i  groposur titën e sotme nga policia, ndërsa një person është arrestuar si autor i dyshuar.

Policia njofton se pranë vendit ku i gjet u groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës , Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, zbardhin vrasjen e shtetasit K.H.

Sot, më datë 14.07.2018 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Efektivët e Sektorit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi disa ditor kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit K.H. 34 vjeç, banues në Laç, të shpallur të humbur, i cili dyshohej se ishte vrarë.

Nga tërësia e veprimeve u bë e mundur gjetja e tij, i varrosur (fshehur) në fshatin Shelqet, Krujë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

U ndalua shtetasi:

  • H.R, 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. T.

Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 05.07.2018, për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. , person në kërkim për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë :

  • pushkë model 56, kalibrit 7.62mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56;

    • pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);

    • një automjet tip "Golf" (dyshohet se i përkasin viktimës);

    • sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)

    • një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" , "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës " parashikuar nga nenet 76, 278/2 - 25 dhe 303 të Kodit Penal.

Të fundit