Flash News

KRYESORE

Policia jep informacion zyrtar për atentatin në Vlorë: Viktima kishte ndërruar identitet

Policia jep informacion zyrtar për atentatin në Vlorë: Viktima

Pas ngjarjes së një nate më parë në Vlorë, ku një 36-vjeçar u ekzekutua me 6 plumba pranë Lungomares policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen.

Sipas policisë viktima është me iniciale M.Xh (O) 36 vjeç. Viktima ka ndërruar identitet dhe rezulton me precedent penal. Sipas policisë, viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve. Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit mbërritën Delta Forcë e FNSH. Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur disa gëzhoja, ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O).

Të fundit