Flash News

KRYESORE

“Policia ka filluar të merret me ndërtim”, deputeti i PD publikon fotot

Me anë të  postimi në Facebook, deputeti i PD, Luçiano Boçi shprehet duke ironizuar se policia tashmë merret dhe me ndërtim, duke postuar disa foto ku shihet një makinë me targa policie që transporton zhavorr.

“Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh, këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD.

Postimi i deputetit të PD:

POLICIA QË BËN TRANSPORT…

Ndodh edhe kjo!!!

Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….

E nuhat lekun.

Tipar vigjilence ky!

Merret me “prerje” hashashi.

Mbron krimin nga qytetarët.

Godet fëmijë e gra.

Tani çuditshëm po merret me ndërtim…

Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie.

Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë.

Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.

Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë.

Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!!

Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2187124531531388/?t=2

 

Të fundit