Flash News

KRYESORE

Policia kërkon bashkëpunimin e shoferëve: Ndryshe, do vendosim masa administrative

Policia kërkon bashkëpunimin e shoferëve: Ndryshe, do vendosim

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e shoferëve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, ndryshe do merren masa administrative,

Kryesish, policia kërkon respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit e përparësitë ndaj këmbësorëve.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Rrugorët e kryeqytetit vazhdojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët urbane të kryeqytetit.

Përpos masave të marra nga policia, duke ndëshkuar dhe këshilluar në disa raste, fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rruget e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për tu përfshirë në një ngjarje rrugore.

Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti.

Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj.

Të fundit