Flash News

KRYESORE

Policia mban në survejim kreun e PD, Lulzim Basha bën lëvizjen e parë

Policia mban në survejim kreun e PD, Lulzim Basha bën lëvizjen e

Pas lajmit se kreu i PD, Lulzim Basha dhe familjarë e të afërm të tij po mbahen në survejim nga segmentet e policisë operacionale, duket se vjen reagimi i parë nga demokratët.

Kryetari Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente krerët e PD dhe anëtarët e grupir parlamentar. Mësohet se temë e diskutimit është çështja e survejimit nga policia. Të pranishëm në këtë mbledhje janë Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm, si dhe nënkryetaret e partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetaret e komisioneve te Ligjeve dhe Sigurise, Alibeaj, e Noka dhe deputetet Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.

Lajmin për survejimin e Bashës e dha gazeta “Panorama”  ku sipas burimeve i konfirmojnë se çdo lëvizje e kreut të PD dhe familjarëve të tij prej disa kohësh monitorohen 24 orë në segmente të caktuara të policisë operacionale. Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas “Panorama” rezulton se brenda strukturave të policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

I kontaktuar vetë edhe zoti Basha, kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion, por pavarësisht kësaj Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.

“ Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit