Flash News

KRYESORE

Policia me flotë të re automjetesh, Rama: E gjetëm në gjendje të mjerë dhe qesharake

Policia me flotë të re automjetesh, Rama: E gjetëm në

Policisë shqiptare i shtohet një flotë e re automjetesh.

Në total janë 196 makina të tjera, nga të cilat 49 janë xhipa dhe 96 janë mikrobusë çeliku për tu mbrojtur nga përplasjet e mundshme apo rrugët malore me gurë.

Kontributi vjen nga qeveria në bashkëpunim me BE.

Në inagurimin që u bë në Sheshin Nënë Tereza, ishin të pranishëm  ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Kryeministri Rama tha se një investim i tillë ishte i paimagjinueshëm më parë, teksa nuk kurseu as kritikat për qeverinë e mëparshme, kur tha se policia ishte lënë në gjendje të mjerë.

“Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin.

Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shtetit ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit", tha Rama.

Të fundit