Flash News

KRYESORE

“Policia ndalon studenten që kryqëzoi Ramën brenda fakultetit”

“Policia ndalon studenten që kryqëzoi Ramën brenda

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili njofton se policia ka ndaluar studenten Viosana Kokla, e cila u bë e njohur për përplasjen me kryeministrin Edi Rama gjatë protestës studentore. Sipas Vasilit, ndalimi i vajzës është bërë për shkak të parullës së shkruajtur në pallatin e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

“Turp. Skandal. Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla për Borchard. Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia për hesap të Borchard. Edi Rama shfrytëzon Borchard për t’u hakmarrë me Viosanën studentes së arkitekturës që e kryqëzoi kryeministrin. Turp. Turp. Turp. Policia nuk ndalon kriminelët dhe të korruptuarit por me urdhër të Edi Ramës do që t’ju mbyllë gojën të rinjve”, shkruan Vasili.

Për një shkrim në murin e një pallati, Viosana është vajza e dytë që ndalohet nga policia brenda pak orësh.

Të fundit