Flash News

KRYESORE

Policia në aksion, arrestime në Vlorë e Sarandë, për drogë, shkelje rregullash qarkullimi, dhunë...

Policia në aksion, arrestime në Vlorë e Sarandë, për

Dita e sotme ka pasur mjaft zhvillime për policinë, pasi janë bërë shumë arrestime për dhunë në familje, shkelje rregullash të qarkulilmit, mbjellje e tregti kanabisi etj. Orët e fundit njoftohet se katër shtetas janë arrestuar e më pas janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës. Tre nga personat në fjalë akuzohen për shkelje në qarkullimin rrugor, ndërkohë që njëri prej tyre është kultivues i bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

“DVP Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë si edhe ka proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale, shtetasit e mëposhtëm :

Lentin.L., 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi ka qenë i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 20 dite burg, nga Gjykata e Sarandës për veprën penale, ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.

Hamit.S.,69 vjeç, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë, në aksin Gajdar-Delivinë, duke drejtuar mjetin motor pa leje drejtimi dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

P.Ç., 54 vjeç., banues në Vlorë.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të tij pasi rezulton si autor i kultivimit të 37 bimëvë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Lapardha.

M.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi i mësipërm pasi është konstatuar nga shërbimet policore duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për procedura.

 

 

Të fundit