Flash News

KRYESORE

“Policia në kohën e Tahirit njësh me drogën”, Xhafaj: Perceptim i merituar

“Policia në kohën e Tahirit njësh me drogën”,

Fatmir Xhafaj ishte i ftuar në emisionin ‘Provokacja’ ku foli edhe në lidhje me situatën në të cilën ai e gjeti policinë e trashëguar nga Saimir Tahiri.

Xhafaj komentoi edhe perceptimin mbi policinë e shtetit para se ai të merrte detyrën.

“Mendoj se ju vini pas një periudhe ose trashëgoni një periudhë në të cilën Policia, në psikën kolektive, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën…”, e pyeti Mustafa Nano dhe ministri i Brendshëm u shpreh dakord me këtë konstatim të gazetarit.

“Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin”, u përgjigj Xhafaj.

Të fundit