Flash News

KRYESORE

Policia 'nxjerr blof' kryetaren e PS-së në Delvinë që denoncoi blerjen e votave

Policia 'nxjerr blof' kryetaren e PS-së në Delvinë

Pas kallëzimit të bërë nga kryetarja e PS-së në Delvinë për blerje votash nga kundërshtarët politikë, ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë sqarime pas hetimeve që ka kryer.

Shtetësia me iniciale B.M pretendoi se rreth orës 10:00, në qendrën e votimit Nr. 4620 dhe 4620/1, pranë shkollës "Xhelal Berberi" Delvinë, në një ambient privat (lokal) jashtë ambienteve të votimit, nëpërmjet personave të një subjekti tjetër politik po shpërndaheshin vlera monetare në këmbim të votës. 

Nga ana e policisë, nisur nga pretendimet e kallëzues, ky ambient është kontrolluar dhe mbajtur nën vëzhgim, por nuk është konstatuar asnjë veprim i kundërligjshëm. Policia vijon hetimet për zbulimin dhe sqarimin e plotë të rastit. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve", parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Të fundit