Flash News

KRYESORE

Policia: Pasuria e Klement Balilit që u sekuestrua sot

Policia: Pasuria e Klement Balilit që u sekuestrua sot

Policia e Shtetit njofton se ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit.

Policia njofton se ka vendosur nën sekuestro:

– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;

– 28,690 m2 truall;

– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara, njofton policia, do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Klement balili prej një viti është shpallur në kërkim ndërkohë që hetimi pasuror ndaj tij po bëhet në kuadër të ligjit antimafia.

Të fundit