Flash News

KRYESORE

Policia  për pakon e gjetur në makinën e drejtorit të Hekurudhave: I mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse

Policia  për pakon e gjetur në makinën e drejtorit të

Policia e Durrësit ka reaguar sa i takon ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku u dyshua për një sasi eksplozivi që i ishte vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhës, Ani Dyrmishi.

Policia thotë se rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit