Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Policia po ‘studion’ grupet e mëdha kriminale, rendi në pikiatë. 10 të plagosur dhe 6 të vrarë për 10 ditë
‘Forca e Ligjit’ është operacioni që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se do të nis së shpejt, së bashku me vetingun në polici. Operacioni në fjalë është trumbetuar si një nga operacionet më të mëdha policiore i cili pritet të godas grupet kriminale që veprojnë në vend. Edhe në daljen e fundit televizive Xhafaj tha se operacioni në fjalë është në fazën e mbledhjes së të dhënave dhe në momentin që dosjet do të jenë gati atëherë do të veprohet.
Por duket se vëmendja e policisë është përqëndruar tek ‘Forca e Ligjit’ ndërkohë që situata e rendit në vend duket se ka arritur në një pikë kritike. 6 të vrarë dhe 10 të plagosur është bilanci i ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në vend gjatë 10 ditëve të fundit.
Ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë 10 ditëve të fundit në Shqipëri
Në datën 13 Janar, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qytetin e Shkodrës. Për pasojë u plagosën 8 persona, shumica prej tyre kalimtar të rastit. Për këtë ngjarje nuk ka ende autor të ndaluar.
Në datën 14 Janar, në Tiranë u ekzekutua brenda makinës së tij Emiljano Boçi ndërsa u plagos shoku i tij. Edhe për këtë ngjarje nuk ka autor të ndaluar.
Në datën 16 Janar, në fshatin Gjorm të Vlorës u vranë dy persona. Një nga viktimat pasi qëlloi për vdekje bashkëfshatarin, kreu vetëvrasje.
Në datën 21 Janar, në qytetin e Vlorës humben jetën dy persona, nëna dhe djali. Fillimisht u tha se ata humbën jetën si pasojë e diegjes së banesës por gjatë eksprtizë rezultoni që viktimat kishin shenja dhune në trup duke ngritur dyshime se fillimisht janë vrarë dhe më pas autorët kanë djegur banesën për të humbur gjurmët.
Në datën 21 Janar në Tiranë, një 23-vjeçar qëlloi me armë një 21-vjeçare e cila ndërroi jetë në spital ndërkohë që autori ndodhet në spital në gjendje të rëndë.