Flash News

KRYESORE

Policia pret 6 orë për njoftimin e parë, por e ’mbyll’ hetimin: Qordja u vetëvra

Policia pret 6 orë për njoftimin e parë, por e

Pas gati 6 orësh që nga gjetja e 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja të vdekur në garazhin e Gardës së Republikës, Policia reagoi para pak minutash.

Në njoftimin e Policisë shprëndarë për median, bëhet e ditur që 31 vjeçari ishte pjesë e Gardës prej  1 viti e tre muajsh, dhe se deri më tani nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Në njoftim thuhet se , “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policia e Shtetit, SHÇBA Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q.

Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Të fundit