Flash News

KRYESORE

Policia private dhunon studentët e ngujuar në Fakultetin e Inxhinierisë, u hedh celularët

Policia private dhunon studentët e ngujuar në Fakultetin e

Policia private ka tentuar të nxjerrë studentët jashtë ambienteve të Fakultetit të Inxhinierisë.

Në një video siguruar nga Politiko.al shihet punonjësi i policisë private, i cili i drejtohet studentëve ashpër dhe hedh në tokë me dhunë celularin e njërit prej të rinjve i cili po filmonte.

Pasi dështojnë te nxjerrin studentët, policia provate ka mbyllur me zinxhiri hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.

Studentët prej ditësh tashmë janë ngujuar në fakultet, pa ngrohje dhe  shpesh me ndërprerje energjie, ndërsa policia nuk ka lejuar që të futet ushqim  brenda.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe shprehen se nuk do ndalen deri sa zëri i tyre të dëgjohet.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-11-at-20.22.19.mp4"][/video]

[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-11-at-20.43.36.mp4"][/video]

Të fundit