Flash News

KRYESORE

Policia publikon pamjet, si u ekzekutua pas shpine 24-vjeçari shqiptar në mes të Barit

Policia publikon pamjet, si u ekzekutua pas shpine 24-vjeçari shqiptar

Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar në mes të Barit të një i ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi në sheshin Abbazia, ku dy persona të cilët lëviznin me një motor “Scooter” e kanë qëlluar të riun Viktorian Pikaku me dy plumba pas shpine.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia nga kamerat e sigurisë në këtë zonë mjaft të populluar, i riu shqiptar është ndjekur nga pas nga motori dhe më pas është qëlluar me dy plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shkaqet e vrasjes dhe autorët e krimit mbeten ende mister. Shqiptari kishte precedente për krime të vogla, por nuk ishte pjesë e ndonjë grupi apo bande kriminale.

Të fundit