Flash News

KRYESORE

Policia publikon të dhënat e 12 personave më të rrezikshëm në Gjirokastër

Policia ka publikuar emrat e personave më të rrezikshëm në qarkun e Gjirokastrës. Ata cilësohen nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të dënuar me 35 vite burg, ose me burgim të përjetshëm dhe akuzohen për vrasje si dhe për trafik narkotikësh.

Në listë është edhe emri i Jani Alias, i dënuar më burgim të përjetshëm, i cili është autori i vrasjes së Elton Çiçës në një lokal në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e dy viteve më parë.

Emrat e tjerë janë, Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi dhe Eltjon Bregasi.

Këta të fundit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan policia në “Facebook”.

Të fundit