Flash News

KRYESORE

Policia publikon videon e aksidentit në Tiranë, makina përplas motorin dhe largohet nga vendngjarja

Policia publikon videon e aksidentit në Tiranë, makina përplas

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet në zonën e njohur si ‘Pallati me shigjeta’.

Drejtuesi i një automjeti përplasi një motor dhe u largua nga vendngjarja. por i gjithë aksidenti është regjistruar nga kamera e bordit të një automjeti.

Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e automjetit i cili ka rezultuar në gjendje të dehur.

Postimi i Policisë Rrugore

Tiranë

Ky është rasti më i mirë për të provuar besueshmërinë 🤝 dhe faktin që nëse qytetarët  📞 në kohë tek 🚔👮‍♀ Reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të 🚥 në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet.

Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit.

Po falë telefonatës në kohë dhe rregjistrimit të ngjarjes nga 📹 e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua ✍ leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit 👏 falenderon qytetarin që dha kontributin e tij në zbardhjen e ngjarjes rrugore duke telefonuar Policinë dhe rregjistruar aksidentin rrugor. Telefono 112 për çdo emergjencë 24/7 !

 

Të fundit