Flash News

KRYESORE

Policia publikon videon, grabisnin karburante nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar

Policia publikon videon, grabisnin karburante nën kërcënimin e

Policia njofton se ka finalizuar operacioni "Skuraj", duke zbardhur dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.

Në pranga kanë përfundua dy persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.

Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot - Thumanë.

Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit:

- F. T., 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

- F. T. , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin (i dënuar më parë)

 

Të fundit