Flash News

KRYESORE

Policia reagon për deklaratën e bërë nga Monika Kryemadhi: Nuk është e vërtetë

Policia reagon për deklaratën e bërë nga Monika Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, gjatë emisionit ‘Open’ u shpreh se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup i pa jetë me kokë të prerë dhe se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga ana e policisë.

Për këtë deklaratë të Kryemadhit reagoi policia e cila e mohoi ngjarjen.

“Deklarata e kryetares së LSI-së për një ngjarje të rëndë të pretenduar se ka ndodhur në Vlorë, është tërësisht e pavërtetë dhe më e pakta spekulative e dashakeqe. Me përgjegjësi, Policia e Shtetit deklaron se nuk ka evidentuar asnjë ngjarje të tillë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Të fundit