Flash News

KRYESORE

Policia refuzon kërkesën e opozitës që protesta të zgjasë 48 orë

Policia refuzon kërkesën e opozitës që protesta të

Policia e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e opozitës që protesta e ditës së nesërme të zgjasë 48 orë. Sipas informacioneve, Policia ka kërkuar që protesta të zgjasë 5 orë, ashtu siç ndodhi në tubimin e datës 16 shkurt.

Protesta do të fillojë nesër në orën 11:00, ndërsa protestuesit nuk do të lejohen në rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Kohëzgjatja e protestës shpjegon edhe vendimin e Bashkisë së Tiranës, që shtyu festimet e ‘Ditë së Verës’ nga data 14 për në 17 Mars me justifikimin se të enjten kryeqyteti do pushtohej nga një shi i rrëmbyeshëm, që në fakt nuk ndodhi.

Rreth 1200 forca policore do të jenë në terren për të shmangur çdo incident të mundshëm, edhe pse opozita pretendon se tubimi do jetë paqësor, ndersa kryeministri Rama nuk do te jete ne kryeqytet.

Të fundit