Flash News

KRYESORE

Policia rikthen arrestimet për vjedhjen energjisë

Policia rikthen arrestimet për vjedhjen energjisë

Policia i është rikthyer arrestimeve për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike. Në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë, policia ka vënë në pranga dy persona.

“Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e  furnizonte . Po ashtu në pranga u vu edhe Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte”, sqaron policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Me datë 19.07.2017, nga shërbimet policore në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme me qellim goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestua në flagrancë shtetasi :

– M. K., 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.

Në Bar – Restorantin në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte .

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit :

– V.M. , 38 vjeç, banues në Kosove (provizor në Velipojë)

Në plazh Velipojë, në dyqanin Piceri të tij , u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.

Xhemail T, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të proceduar të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

OSHEE në Vlorë ka denoncuar në polici 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë të cileve u ishte ndërprerë energjia pasi nuk kishin kryer pagesat në kohen e duhur.

OSHEE sqaron se këtë abonente e kanë rilidhur energjinë pasi OSHEE e ka ndërprerë për shkak se nuk kanë kryer detyrimin në kohë.

OSHEE bën me dije abonentëve se rilidhja e energjise mbasi është ndërprerë nga OSHEE, përben veper penale dhe ndëshkohet me ligj.

Të fundit