Flash News

KRYESORE

Policia rrugore bën bilancin, në korrik u arrestuan 265 drejtues automjetesh

Policia rrugore bën bilancin, në korrik u arrestuan 265 drejtues

Gjatë muajit korrik vetën policia rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa 164 të tjerë për drejtim pa leje drejtimi.

Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola, u tërhoqi vëmendjen drejtuesve të mjeteve që të rritin kujdesin në drejtimin e mjeteve në rrugë, të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme. Tola ka bërë një apel edhe për këmbësorët.

“Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë – ndaj apelojmë këmbësorët: të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit; të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë. Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse”, tha Tola.

Ndërkohë, gjatë korrikut janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Të fundit