Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Policia Rrugore bën kërdinë në Tiranë me gjoba dhe pezullimet e patentave
Tre drejtues automjetesh janë arrestuar përgjatë 48 orëve të fundit në kryeqytet për drejtim mjeti në gjenje të dehur si dhe u hoqen 64 patenta. Sakaq brenda këtij harku kohor nuk ka munguar dhe ndëshkimi i drejtuesve të makinave, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës. Në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1056 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:
89 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit
54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
28 masa për parakalim të gabuar
14 masa për shkelje të semaforit
12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat:
24 për shpejtësi tej normave të lejuara
21 për pije alkoolike
16 për shkelje të tjera.
Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërrmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim.