Flash News

KRYESORE

Policia Rrugore instalon radarë në të gjitha akset rrugore

Policia Rrugore instalon radarë në të gjitha akset rrugore

Ka qenë i lartë numri i aksidenteve të ndodhura këto ditë në vend. Vetëm dje u shënuan katër aksidente fatale me humbje jete. Në këtë kuadër, ka reaguar polcia rrugore pas këtyre aksidenteve të rënda të ndodhura, me disa të vdekur në disa prej akseve me të rëndësishme. Policia Rrugore, përvec kontrolleve e gjobave,  thotë se ka instaluar radarë, automatikë dhe manualë të kontrolluar nga efektivët e policisë.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Lezhë – Shkodër, ku mbeti i vdekur një shtetas nga Kosova dhe u plagosen 6 persona të tjerë, Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tole, tha se shkak është bërë tentativa e dy mjeteve për të parakaluar njëri – tjetrin.

Tole thotë se ka pasur aksidente që kanë ndodhur si pasojë edhe të lodhjes së drejtuesve të mjeteve, shpejtësisë, konsumimit të alkoolit dhe përdorimit të telefonit celular.

Sipas të dhënave të INSTAT, aksidentet rrugore përbëjnë një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në vend, me 2.1 % të totalit të viktimave.

 

Të fundit