Flash News

KRYESORE

Policia Rrugore kërkon trefishimin e gjobave për shoferët që përdorin celularët

Policia Rrugore kërkon trefishimin e gjobave për shoferët që

Kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola ka deklaruar se do të kërkoj trëfishimin e gjobave për shoferat që përdorin telefonat gjatë drejtimit të mjeteve. I ftuar në emisionin "Ekopolitikë" ai shtoi se kjo masë do të jetë e domosdoshme duke qenë së në Shqipëri qarkullojnë mbi 600 mijë automjete.

Ta sqaroj edhe problemin e celularit. Ka një diskutim të madh që donim ta kalonim në 2014. Kaluam vetëm rripin e sigurimi, dhe sot nga 20% ka kaluar mbi 60% që e vendosin. Bëmë kërkesë që të ashpërsonim edhe për celularin. U pa si një masë shumë e rëndë. Kërkuam dyfishimin. Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet. E kemi gati. Ka ardhur koha që Kodi Rrugor të ndryshojë. Transporti është në lëvizje. Në Shqipëri janë mbi 600 mijë automjete”, deklaroi Tola.

Të fundit