Flash News

KRYESORE

Policia rrugore me ‘pranga në duar’; 21 të arrestuar gjatë fundjavës

Policia rrugore me ‘pranga në duar’; 21 të arrestuar

Policia rrugore njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë fundjavës janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, si dhe një numër i madh drejtuesish automjetesh të cilët rezultuan nën efektin e alkoolit.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:

  • 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.
  • 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
  • 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 23 leje drejtimi te pezulluara, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
  • 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.
  • 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.
  • Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Të fundit