Flash News

KRYESORE

Policia sekuestron 3.5 kg kanabis në banesën e 77 vjeçarit në Memaliaj

Policia sekuestron 3.5 kg kanabis në banesën e 77 vjeçarit

Ditë e sotme policia e Memaliajt, ka sekuestruar 3.5 kilogramë kanabis në banesën e një 77 vjeçari me inicialet Sh.K, në fshatin Revisht.

Policia njofton se pas sekusetrimit të lëndës narkotike brenda në banesë, ndaj 77-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe moshës së tij.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Njoftimi i plotë i policisë:

Memaliaj. Sekuestrohen 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë poseduesi i lëndës narkotike.

Në 16.08.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, se në banesën e shtetasit Sh.K, në fshatin Revisht, Memaliaj kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar, në banesë u gjetën 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ( për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës) për shtetasin:

Sh.K, 77 vjeç, banues në fshatin Revisht, Memaliaj. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të fundit