Flash News

KRYESORE

Policia super-operacion kundër grupit të Met Kananit, arrestohen 18 persona

Policia super-operacion kundër grupit të Met Kananit, arrestohen 18

18 persona kanë rënë në prangat e policisë pas një super-operacioni që ka goditur grupin e Met Kananit, shqiptari i arrestuar si i dyshuar për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar të drogës.

Kanani u arrestua pak muaj më parë në Turqi së bashku me 10 persona të tjerë, ndërkohë që hetimet kanë vijuar për anëtarët e tjerë.

Mësohet se arrestimet e fundit janë kryer në Shqipëri, Turqi, Itali dhe disa shtete të tjera të Evropës.

Policia pritet të dalë së shpejti në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë informacione për operacionin.

Të fundit